Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë, rrugëve të përbashkta dhe pronave të oligarkëve, me të cilët po qeveris kryeministri.
Dua të jem i qartë që në fillim.
Sipas meje kjo është thjeshtë vetëmbrojtje. Dhuna është tjetër gjë. Dhunë është ajo që po ushtron pushteti. Dhunë është që pronat publike, trojet pa pronarë të ndërtimit, inceneratorët për djegien e plehrave, pallatet tek Teatri Kombëtar dhe kulla tek stadiumi, u falen oligarkëve që ndajnë paratë me pushtetin. Dhunë është kur për koncesionin e Check Up-it shtohen pa nevojë paratë, megjithëse në spitale nuk ka fonde për të sjellë mjekimin e kimioterapisë. Dhunë është kur një anonim i panjohur, mik i ministrit, fiton koncesionin e pajisjeve mjeksore, që sot kirurgëve u thyen në duar. Dhunë është kur votat rrëmbehen me premtimin zero ndërtime dhe pastaj shpik qindra mashtrime vetëm për të mbushur xhepat me paratë e kullaxhinjve.
ANDI BUSHATI LAPSI






You must be logged in to post a comment.