Gjendet i vdekur në banesë artisti i njohur shqiptar Vilson Shaho
Vilson Shaho kantautori i njohur fierak i muzikes kanto eshte gjetur pa jete nga familjaret ne banesen e tij ne lagjen 11 janari Ai ka mbaruar Akademine e Arteve dhe njihej nga fieraket dhe me gjere per kenget e muzikes kanto Mendohet që Shaho të jetë ndarë nga jeta disa ditë më parë, por mungesa e tij tek të afërmit dhe miqtë i vuri ata në lëvizje. Kështu, morën lajmin tragjik të vdekjes së tij. Policia eshte njoftuar për ngjarjen,. Nga hetimet paraprake ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale.
Shaho i përket brezit të këngëtarëve të vjetër.

Kristaq thano.

SI ZGALEM I NDERI KRAHTË, JETËS MBETI MBI DALLGË!
KËNGËTARI BRILANT..VILSON SHAHO!!

Si kob i zi më ra,
më ra në shpirt si shkamb,
si shkamb më goditi ky lajm:
– Ylli që ndriti qysh në ag,
qysh në ag e u ngjit lart,
lart në skena me zanin e tij brilant,
oh, mbet te udha,
te udha që tundimi nuk iu nda!

I zymtë ky qiell mbi Fier,
Mbi Fier dhe retë po nxitojnë,
bibilat pse heshtin,
pse nuk ndihen.
qajnë për mikun e tyre
vajtojnë..lotojnë…
therrasin, perse, kthehu Vilson!!

Dhe Aollonia ku qindra herë kendoi,
dhe teatri “Bylis” po se po,
Odeoni i Bibliotekës ku para një jave ligjëroi,
dhe sheshet, udhët e Fierit,
dhe Myzeqeja.ngulshëm po thotë:
-Përse ike kaq shpejt, o bir ynë, Vilson!!

Ti mbi dallgë deti u rrite,
u rrite jetës me brenga, renkime,
ti mbijteove kesaj jete t` pamshirshme,
ti brengat në tinguj i ktheje..

Ti arrite ku ylli arrin,
ndermarrje, shkolla, skena, festivale,
mbarove sukseshëm Akademinë,
ti shkrive shpirtin, o bir,
e doje sa jetën , lirinë,

Dyzet e kusur vite o vëlla,
o mik,
na lidhi arti, i pazgjidhë,
Ti “Bac” më thërrisje, unë t` kisha për kokë mik,
besimi tek ti kurrë s` mu lig,
përseri n` parg Maji po t` prisja,
ti shulje me zerin tend muret e Aollonisë,
o vëlla, Vilson Shaho, artist!!

Nga Parajsa ti do zbresësh me ditë,
do zbresesh me natë,
me zerin tënd të artë, ne do t` shijojmë me dashuri,
një lirikë myzeqare, një ario,
një sinfoni, një kantatë,
Ti Vilson rron, rron te toka e blertë, deti i blutë, te qielli kaltër!
U Prehesh me nder, përjetesi në paqë!
Vilson,
vëlla, o mik!!

Fran Ukcama poet.

Trending