Pasi Zagrebi nënshkroi një kontratë për të ndërtuar një urë që lidh gadishullin e Peljesaçit me pjesën tjetër të Kroacisë, Bosnja tha se do të ankohet në Bruksel, duke argumentuar se dy vendet duhet të përfundojnë së pari demarkacionin .”Kroacia ka vazhduar zbatimin e projektit të kontestuar pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet dhe Bosnja do të informojë Komisionin Evropian për këtë,” tha Bakir Izetbegoviç, anëtar boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës, në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje.

Kroacia mund të fillojë ndërtimin e urës së Peljesaçit vetëm pasi të jetë ratifikuar një marrëveshje kufitare me Bosnjen, i tha gjithashtu medias zëvendëskryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjes, Sefik Dzaferoviç.

Bosnja i dërgoi një letër në shtator të vitit të kaluar kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, Presidentit të Komisionerit Europian Jean-Claude Juncker dhe Komisionerit Evropian për Politikën Rajonale Corina Cretu duke thënë se nuk kishte dhënë pëlqimin për ndërtimin e Urës së Peljesaçit.

Denis Zvizdiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, njoftoi të hënën se do të dërgojë një letër të re për të ndaluar planet e ndërtimit.

Për vite me radhë, zyrtarët boshnjakë kanë insistuar që urë nuk mund të ndërtohet përpara se të dy vendet të rregullojnë çështjet e tyre të jashtme të kufirit.

Ura e Peljesaçit, me gjatësi prej 4 kilometrash, synon të lidhë kontinentin kroat me gadishullin e Peljesaçit, duke i dhënë Kroacisë një lidhje të vazhdueshme tokësore që anashkalon territorin boshnjak.

Rruga aktuale bregdetare kalon përmes një pjese të territorit boshnjak rreth qytetit Neum, portit të vetëm të detit në Bosnjë.

Mosmarrëveshja ka vazhduar që nga viti 2007 kur u njoftua fillimisht ndërtimi i urës.Por analisti politik me bazë në Sarajevë sugjeroi se mosmarrëveshja nuk ishte vetëm rezultat i çështjeve teknike apo ligjore.

“Ne mund të shohim se tani, për më shumë se një dekadë, [politikanët] e kanë përdorur këtë problem për tensionet e përditshme politike dhe gjithashtu ato etnike, meqë këtu kemi përfshirë boshnjakët dhe kroatët”, tha Maric për BIRN.

Trending