

Edi Rama me “përzgjedhjen” e sheshit Tiranës si nje nga sheshet me të bukura në Europë njësoj si Ramiz Alia në fundin e tij që fitonte çmimin e parë për ushqim në botë në 1988.
Zoti kryeministër,
që ju jeni një njeri fasadash dhe eksibicionist kjo është e drejta juaj ne artin tuaj. Që ju i jepni rëndësi formës dhe jo përmbajtjes, scoopeve mediatike dhe jo ideve këtë e di fare mirë ti dhe e dimë shumë mirë ne që të njohim. Te gjitha këto ti i ke bërë dje si “rebel” ne shërbim të narcicismit tënd pa kufi, sot si kryeministër i vendit, fatkeqsisht, i bëni duke i shërbyer narcicsmit tuaj por ndryshe nga dje, duke shkatërruar vendin dhe Tiranën kryesisht, duke e kthyer atë në një Bordel Urban dhe duke i shkatërruar çdo gjurmë të trashëgimise kulturore dhe historike.
Me “bukuritë” e ngritura nga ju si kryetar bashkie dhe tashmë si kryeminister me kanakarin tënd në Bashki, Lali Erin, ti mund të gënjesh infantilët që kanë zbritur dje në Tirane dhe nuk kanë kujtese dhe nuk duan te kenë kujtesë historike dhe kulturore për të, pasi nuk i rri mirë ai kostum….
Por që të degradosh deri në këtë pikë, sëpari, si artist, se si kryeministër të ka kapur në dorë ka kohë krimi i trafiqeve te ndryshme që pastrohen dhe ligjërohen nëpërmjet ndërtimeve duke shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë, e të pranosh se një shesh si Hamam per banjo dielli pa asnjë lloj funksionaliteti por vetëm aferë korruptive e shëmtuar në të gjitha drejtimet ta quash ti me ato çmimdhënësit e paguar nga ju si sheshi më i bukur në Europë, tregon se gjëndja jote ka degraduar rëndë dhe ti duhesh larguar një orë e më parë përpara se të bësh gjithë Tiranën shesh dhe Shqipërinë përshesh.
U bëre si Ramiz Alia ne 1989 kur mori çmimin e parë për ushqim në botë dhe e kujton besoj si talleshe e qesheshe me të madhe me atë çmim ateherë!
Ilir Demalia fb






You must be logged in to post a comment.