Ai lindi në vitin 1991…ose në vitin një të erës së re, erës demokratike…Kur ishte fëmijë për të shkuar në shkollë ai pa vitin tjetër të tmershëm..Vitin 97…Vitin që pasuroi një palë dhe fundosi popullin…Ata që zhvatën në atë kohë u bën biznesmenë,.. më tej pronarë mediash, deputetë, ministra, kryetar partish…Më tej ai pa vitin 1998 me vrasje…por vitet 2000 e gjetën fëmijë me një histori që vetëm i kishin treguar se duhej të dilte në rrugë atje bëhesh dikushi…Dhe ai doli në rrugë, atje u rrit atje u burrërua ndërtoi familje dhe solli në jetë tre fëmijë…Atje pa sa i fortë dhe sa i dobët ishte, sa i lumtur dhe sa fatkeq. Shkollim nuk kreu…Po në përgjithësi komuniteti i tij i romëve nuk është se bën shkollim. Pastaj çi duhej shkolla…shkolla nuk hahet, atij i duhej shtëpi, bukë, para, telefon, makinë….I duhej pak gëzim për fëmijët…Eh këto nuk gjenden kollaj, …Pasuria ishte vjedhur nga lart ndaj duhej ndukur edhe diçka nga poshtë…dhe ai nisi ta bëj këtë punë…Sigurisht nuk u pasurua, por ja ashtu diçka mundi të shpinte në shtëpi…Ju ngjit dhe policia, se dihet ajo i kap vjedhësit e vegjël, ata skanë nga shkojnë…ah ah ata e kanë pisk me policinë…. Deri para tre ditësh kur ai në vitin 2018, ishte vetëm 27 vjeç në një vend të zhvilluar ku priten të hapen negociatat me BE, në një vend të zhvilluar ku në studjo televizive të kulturuarit kanë lëshuar hahuret e Avgjisë…në një vend të zhvilluar ku kriminalizimi është realitet dhe është shëndruar në duet politik të sulmeve verbale…në një vend ku fshihet balli me një monedhë 500 euroshe dhe ku në dasma mannjatësh hajna mblidhen paratë me tepsi…në një vend të besës dhe të provës…të pashpresës dhe të ikjes…pra pikërisht në këtë “parajsë” ku të rinj me parti të vogla bëhen sa hap e mbyll sytë milioner në partitë e madhe…në një vend ku politikanët zgjohen dhe bijen të flenë me një merak të MADH…se si të zbusin hallet e popullit…në një vend ku ka po çfarë nuk ka…pikërisht në këtë vend ai megjithëse kishte një emër të bukur Enea…ja ashtu si kryevepra e Virgjilit…dhe një mbiemër krejt pagan Ftoji…sivjet nuk do ti shohi më ftonnjtë…as dritën dhe as fëmijët dhe të shoqen më…Ky njeri vdes në zyrat e Komisariatit të Policisë së Korçës. Prita të dëgjoja një prononcim të këtij komisariati…asgje, heshtje…Të policisë së shtetit, sërish heshtje…të Ministrisë që meret me çështjet sociale …ah ah vetëm heshtje…të OJF që meren me (vjedhjen e parave ) popullësinë rome…apo nuk nxorrëm me ligj tani edhe nja një dyzin pakicash…po jo, si mundet?! Po sot është e premte dhe OJF me makina lluksoze janë nisur për fundjave…kanë gjetur një restorant të pa parë buzë detit , andej buzë liqenit disa të tjerë…nëpër male cazë… dhe atje pasi pijnë verë, nisin tregojnë dhe si rripen fondet…Enea Ftoji i riu 27 vjeçar shkojë sot nëndhe…Atje policia është më e sjellshme…dhe integrimi europian është më i lehtë…atje dhe OJF-të skanë shumë punë se ska fonde…Atje edhe gazetat nuk shiten se si ble kush…atje ka qetësi…Këtu lart, këtu mbidhe…ah ah këtu ka jetë…ka hipokrizi, ka dhe shumë gënjeshtra…Sot në vitin 2018 lindën shumë Enea të tjerë që i pret rruga…pastaj fati tyre dihet…Historia vazhdon…Turpi ka turp në këtë vend…!
Pkabo 18 maj 2018

Trending