Lamtumire Xha Ajet !
Eshte ndare nga jeta Xha Ajet Rushiti,atdhetari idealist nga rrethi i Kercoves. Xha Ajeti jetoi nje jete relativisht te gjate dhe te bujshme si familjare ashtu edhe ne komunitet te gjere me veprimtari te palodhur atdhetare.
Xha Ajeti si njeri nder mergimtaret e pare te rrethit te Kercoves ketu ne Amerike,thuajse nuk ka kercovar qe nuk i ka ndihmuar ne nje menyre apo tjeter.Nuk kishte rendesi ne ishte ky kercovar ne Chicago apo kudoqoft ne Amerike ,ai e gjente kohen ,menyren dhe mjetin ti gjindet prane nje kercovari ne nevoje, ne gezim o ne dhimbje .Xha Ajeti ishte nje jatak , nje konak per cdo shqiptar ngado qe te vinte.
Xha Ajeti deri ne frymen e fundit nuk pushoi duke ndihmuar ceshtjen kombetare shqiptare ketu ne Amerike dhe gjithandej ku ishte nevoja.Ai ishte shqiptar idealist me plot kuptimin e fjales ,i perkrahu gjithmone dhe cdo rryme ,cdo parti dhe cdo individ qe pununte pernjemend per shqiptaret dhe per Shqiperine e Bashkuar.Kur i duhej Kosoves ndihma ai ishte i pari, por edhe neper demonstrata dhe tubime kombetare ne Amerike dhe gjithandej botes ku i mbelidhte halli shqiptaret.
Ne qe e njohem me perulje dhe mirenjohje te thelle i themi ‘falemnderit Xha Ajet’ ,nje falemnderit te perzemert per cdo gje qe bene per ne dhe per gjithe kombin tone .
Ne te gjithe nje dite do te vdesim,dhe sot qe kjo dite erdhi per Xha Ajetin, une me shume se pikellim dhe keqardhje ndjeje krenari per vepren e tij, ndjeje dhe nje lehtesim pasi mirenjohjen ia kam shprehur edhe per se gjalli ketij njeriu te urte dhe dashamires.
Njeri ben sa mundet ,sa di, dhe sa deshiron , Xha Ajeti i beri te gjitha keto me perzemersi dhe me dashuri te pakufishme per shqiptaret pa dallim dhe per Shqiperine e Bashkuar.
I perjetshem qoft kujtimi per atdhetarin idealist te rrethit te Kercoves ,Xha Ajetin.
Ngushellime te sinqerta familjes,miqesise dhe te gjithe shqiptareve atdhetare.
Xhabir Alili
Chicago





