woaMegjithëse është nisur të godasë qeverinë dhe mbushjen e vendit me drogë dhe krim nga Edi Rama, Lulzim Basha është kapur ngushtë në një intervistë në Zëri i Amerikës kur ai nuk ka pasur përgjigje për paratë që pretendohet se i ka paguar kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners. Ashtu sikurse është thënë tashmë në Shqipëri dhe investiguar në mediat amerikane ka një mospërputhje qindramijra euroshe mes shifrave që ka deklaruar Partia Demokratike në KQZ dhe atyre që ka pranuar kompania amerikane pranë autoriteteve të vendit të saj. Nisur nga kjo kontradiktë gazetari Arben Xhixho është përpjekur të gjejë të vërtetën përmes pyetjeve këmbëngulëse: Kush thotë të vërtetën PD apo Muzin Capitol Partners?

Por në katër tentativa me radhë ai nuk ka mundur të marrë një përgjigje të saktë nga lideri demokrat. Në mënyrë rrëshqitëse dhe evazive ai ka dhënë përgjigje të paqarta duke përsëritur refrenin “Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë”.

Por kur gazetari Xhixho ka këmbëngulur në pyetjen se nëse Muzin Capitol Partners “iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj”, përgjigjja e kreut demokrat ka qenë një sulm i paprinciptë kundër PS-së.

Në fakt socialistët e kanë përdorur gjatë në Shqipëri këtë histori duke aluduar për financime ruse të PD-së, por siç del edhe në tekstin e zbardhur nga intervista në VOA (lexo poshtë) ajo ka të ngjarë të jetë më shumë një pagese lobimi në të zezë. Prandaj shifrat e deklaruara në dy anët e Atlantikut nuk përputhen dhe prandaj Basha e kishte të vështirë të përgjigjej.

©Lapsi.al 

Trending