bagged_cocaine

 

Një shqiptar 33-vjeçar dhe gruaja e tij ruse 28 vjeçe u arrestuan mbrëmë nga policia italiane në Lucca pasi u kapën me kokainë.

Gjithçka nisi pas një ndalimi rutinë nga patrulla e policisë e cila u ofron ndihmë shoferëve në vështirësi, por pyetjet e vazhdueshme duket se vunë në siklet çiftin.

Kur u pyetën se pse ndodheshin aq larg shtëpisë në atë orë të vonë të natës, përgjigjet e shqiptarit dhe ruses nuk ishin fort bindëse për karabinierët.

Autoritetet italiane kontrolluan makinën, ku gjetën dy pako të mbështjella me celofan, brenda të cilave ishin mbi 300 gramë kokainë e pastër, me vlerë tregu mbi 16 mijë euro. Bashkë me drogën, policia sekuestroi edhe makinën e çiftit.

Trending