Nëse keni aplikuar për vizë në SHBA dhe jeni në pritje të intervistës, bëni kujdes. Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë sot me një këshillë të vlefshme për gjithë të interesuarit.
Me një shënim në faqen e saj në Facebook, Ambasada informon për dy faqet e internetit që duhet të vizitoni që të përgatiteni për intervistën. Te njëra plotësoni formularin dhe te tjetra paguani tarifën dhe caktoni takimin.
Mesazhi i ambasades amerikane
A e dini se duhet të vizitoni dy faqe të ndryshme interneti që të përgatiteni për intervistën tuaj për vizë? Tek e para 👉 https://ceac.state.gov/genniv/, ju plotësoni formularin DS-160 tuaj dhe tek e dyta 👉 https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv, ju paguani tarifën dhe caktoni takimin tuaj. Mos harroni t’i vizitoni të dyja faqet e internetit për të përfunduar procesin e aplikimit! 👉#PyetAnnën 👩💻






You must be logged in to post a comment.