Filip [Lipe]Nashi lindi në 23 mars 1923 në fshatin Sheper të Zagorisë. Përfundoi studimet e larta në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1958 emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë të Industrisë së Naftës e më pas Drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimit në Kuçovë . Në vitin 1970 emërohet Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës në Patos ku spikati kontributi i tij në ndërtimin e këtij qyteti duke ngritur në nivele të larta infrastrukturën e ndërtimeve, ngritjen e Pallatit të Kulturës, Bibliotekës Tekniko-Shkencore, Ekspozitës së Naftës, rikonstruksionin e stadiumit “Alush Noga” dhe ndërtesat pesëkatëshe për strehimin e familjeve të punonjësve të naftës. Filip Nashi, i cili me vizion e përkushtim nxiti e drejtoi me shumë sukses industrinë e naftës shqiptare, u vlerësua me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste” nga Kuvendi Popullor dhe në 25 mars 1975 u akuzua si sabotator i naftës e më pas u shpall armik i popullit dhe partisë duke u dënuar me 25 vjet heqje lirie me motivacion për bashkëpunim me agjentët e huaj kundër industrisë së naftës, por u lirua nga burgu në vitin 1989. Lipe Nashi, siç njihet ndryshe në qytetin e Patosit u nda nga jeta në 5 prill 1995 duke mbetur përjetësisht në historinë e këtij qyteti si arkitekti i tij .

Trending