Mid’hat Frashëri

Nderi i kombit, i madhi Mid’hat Frashëri, prej sot po udhëton për të pushuar përgjithmonë drejt atdheut të tij që e deshi aq shumë.
Sot, në ora 11:45 para dite të dt. 10 Nëntor 2018, mbas përpjekjesh të mëdha, u bë e mundur që eshtrat e gjigandit kombëtar, shtetarit, diplomatit, njeriut të letrave dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, të madhit Mid’hat Frashëri pushuan për pak kohë deri në orën 14: 00 në “Qendrën Nënë Tereza” të Kishës Katolike Zonja e Shkodrës, në Harsdale të shtetit të New Yorkut.
Falënderoj veçanërisht Dom Pjetër Popaj që Kishën Shqiptare e ka shenjtëruar duke e kthyer në një qendër mbarë kombëtare.
– Zoti të bekoftë Dom Pjetrin!
Mbas kësaj ceremonie madhështore e të gëzuar mortore eshtrat e tij u nisën dhe morrën rrugën e ripatriotizimit, kthimit në atheun e tij, për të pushuar pranë e përgjithnjë, pranë eshtrave të familjes së tij të Frashërlinjëve në Shqipëri, në Tiranë.
Kjo ka qenë në ngjarje e madhe e mbushur me gëzim pasi, përfundimisht, shteti Shqiptar arriti të dëgjojë zëri tonë të diasporës Shqiptaro Amerikane, ku veçanërisht unë Bajram Doka dhe Z.Ilir Hysa prej shumë vitesh kemi kërkuar për të nderuar me “Një varr në Shqipëri për Mid’hat Frashërin”.
Qeveria Shqiptare, vetë Kryeminisri Edi Rama e z. Uran Butka , Ambasadorja Shqiptare në SH B A z. Floreta Faber, Armand Shandro Perfaqësues i Shqipërisë në OKB së bashku me Këshilltarin e Shtetit të New Yorkut Z. Mark Gjonaj e shumë të tjerë, nisën dhe përfunduan me sukses, këtë proces të gjatë ligjor për zhvarrimin, nderimin dhe udhëtimit drejt Shqipërisë të eshtrave të njeriut të Madh z. Mid’hat Frashëri.
Udhë të mbarë në vendin tënd, i madhi Mid’hat Frashëri. Pushofsh në paqë në Tiranë, pranë Kodrave tek Liqeni Artificial, pranë Frashërlinjve të tjerë. Kjo është dita kur hidhërimi repsektohet me gëzim, nga të gjithë Shqiptaro-Amerikanët dhe kombi Shqiptar.
B.Doko fb post






You must be logged in to post a comment.