Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit duket se kanë vënë në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, dhe diplomatë të vendeve të tjera, kanë qenë sot në zyrën e Kreut të Shtetit.

Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Nuk dihet ende çfarë do të prodhojë ky takim. 

Leave a Reply

Trending