
Ish-Fabrika e Miellit, vepra e parë industriale në Fier, e cila ka mbetur në “këmbë” sot.
Ajo u ndërtua nga shoqëria “Myzeqeja” me makineri të importuara nga Gjermania dhe prodhonte miell të cilësisë së lartë. Prodhimi ambalazhohej në thasë 30 kg dhe mbante stampën LTD, ( Lidhja Tregtare e Drithit ). Prodhimet e saj shpërndaheshin në Shqipëri, si dhe eksportoheshin nëpërmjet skelës së Semanit në Itali dhe Greqi. Në 15 tetor 1944 gjatë tërheqjes së tyre, në këtë fabrikë u paraqit një skuadër gjermane për ta djegur. Më vjen keq që do ta digjni, – iu drejtua atyre kryemekaniku i saj, një ish-emigrant i përpara luftës në Gjermani. Kjo fabrikë, – vijoi ai, – është e vetmja shenjë gjermane në këtë qytet. Kështu fabrika shpëtoi dhe është në këmbë edhe sot si ngrehinë, për të dëshmuar aktivitetin e suksesshëm të kësaj dhome tregtie.
Por historia nuk përfundon këtu.
Sot kjo godinë, falë projekteve të Zhvillimit Urban, është kthyer në një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në vend. E rikonstruktuar por pa i prishur formën dhe origjinalitetit, sot këtu ndodhet Galeria e Artit “Vilson Kilica”, pjesë e parkut të madh të qytetit të Fierit.
Nëse më të moshuarit kujtojnë me nostalgji ish fabrikën e miellit, sot brezat e rinj shohin një Galeri Arti bashkëkohore, një ndër më të mirat jo vetëm në rang kombëtar por edhe më gjerë.



Antoneta Dhima post fb.






You must be logged in to post a comment.