
Tabor intelektualësh që do të ngerdheshen nesër si Juda!
-Ata që e anatemonin deri në përdhosje dje, do të jenë nesër në rreshtin e parë të pritjes së ceremonisë së eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe rivarimit të eshtrave të tij, Nesër do të jetë një çfaqje patetike nga njerëzit që do flasin për Mit’hatin.
Një mësim nga Mit’hat Frashëri për konformizmin intelktual dhe manipulim-simullimin në shërbim pushtetesh dje dhe sot, si përfitime, duke sunduar gënjeshtra dhe antivlera morale dhe shtetërore si shoqëri. Ja çfarë shkruante Mit’hat Frashëri për këtë tabor intelektualësh që do ngërdheshen si nesër si Juda!
Nga Mihtat Frashëri (Lumo Skëndo)
“Po të pyes: ti që e sheh rrezikun, ç’bën, si i bën ballë vdekjesë, cilin miet po përdor?…
Gjer më sot asgjë s’ke bërë për të mjerët, për ata që vuajnë…’
Jeta intelektuale gjer më sot ka lojturë një rol zero ndër ne. Fuqia dhe kujdesi i tërë ka qenë varurë ne jeta materiale…”
Në foto busti i skulptorit Agim Rada që do të vendoset nesër në Kodrat e Liqenit pranë vellëzërve Frashëri dhe Faik Konicës, e vetmja gjë e sinqertë nesër dhe e vetmja gjë për t’u respektuar.
Ilir Demalia






You must be logged in to post a comment.