60 vjet gjimnazi “Janaq Kilica”
Nje dashuri qe per mua lindi ne vitin e larget 1961, per te tjere gjimnaziste kjo lidhje kish filluar me heret ne vitin me te larget akoma me 1956 kur u cel gjimnazi.
U rikthye perseri ne 2016, “Dua te me demonstroni se me keni dashur e me doni akoma”, se pervjetorin e 40-te dhe te 50-te nuk ma festuat dhe duhet tju vrase ndergjegja- me dukej sikur fliste gjimnazi yne, dashuria e perbashket e gjithe brezave qe kishin kaluar e bashkepunuar nder vite me te.
Vetedijen deri ne thellesi e kisha te shqetesuar.
“A do ta kene valle stafi mesues e drejtues aktual angazhimin e preokupimin per ta festuar pervjetorin e 60 – te te ketij tempulli te dijes per Fierin e fieraket? .
Per mua ishte nje emocion i fuqishem dhe e ndava me kolege te mi, bashkeqytetare, te shperndare ne rrethe e jashte vendit.
Dhe ishim te gjithe ne nje mendje: “edhe nese aktualet nuk do e kishin ne axhenden e ketij viti per ta festuar kete pervjetor ditlindje, ne, te “vjetritt” do te vetorganizoheshim e do te festonim pervjetorin ne fjale”
Kete emocion fillimisht e perjetuam disa ish mesues e drejtues, por me vone, permes rrjeteve sociale, u perfshine thuajse pjesa dermuese e ish mesueseve,. ish drejtueseve e ish nxenesve.
Gatishmeri totale nga te gjithe e me entuziasem nisem nga puna per ta demonstruar dashurine tone per djepin e dijeve, per djepin e formimit tone intelektual, kulturor, qytetar e profesional.
Dhe ja ku u mblodhem me 25 nentor 2016, ne mjediset e gjimnazit, te mirepritur nga nxenes, stafi mesues e drejtues i gjimnazit.
Erdhen “ishet” nga i gjithe vendi, dhe nga jashte tij, kush e pati kete mundesi.
Dhe demonstruam se dashuria per gjimnazin tone nuk qe shuar.
Takime te permallshme e mbreselenese me kolege, ish kolege e ish nxenes.

V.Mile.ish drejtues i gjimnazit.

Trending