
Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat do të prishen pasi preken nga projekti i “Unazës”.
Banorët kanë folur para kamerave duke u treguar të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre dhe se do i mbrojnë me gjak.
Ata janë shprehur se keto banesa i kanë ndërtuar me djersë, duke punuar në kurbet me vite të tëra.
Një banor u shpreh para kamerave se:
‘I bëj thirrje qeverisë të vij e të na dëmshpërblejë, ose për ndryshe shtëpia nuk do të shembet pasi kemi lënë kockat në Greqi, pse po na përzini? Shtëpia do të mbrohet me gjak- ka përfunduar banori.
Hapur.al






You must be logged in to post a comment.