“Lëvizja për Universitetin” ka njoftuar se do të vijojë protestën deri në realizmin e të gjitha kërkesave të tyre pavarësisht vendimit të qeverisë për anulimin e VKM-së që vendoste tarifa për provimet e mbartura. Studentët do të grumbullohen të premten në fakultetet e tyre dhe më pas do të mblidhen në orën 10.00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Prej andej të gjithë pritet të protestojnë edhe përpara kryeministrisë. Studentët u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe prindërve  të tyre që ti mbështesin pasi abuzimet me arsimin e lartë do të dëmtojnë edhe brezat e ardhshëm. Protestës së të premtes do t’i bashkohen edhe studentët e rretheve. ©LAPSI.al  

Trending