
Përshëndetje!
Përshëndes nga Kosova TV ILIRËT në Çikago, mysafirin në studio, z. Skënder Karaçica, një patriot i devotshem qe punen për ceshtjen kombetare gjdo dite. Po ashtu pershendes komunitetin shqiptar dhe njeherit urime te gjitheve Ushtria e Kosoves.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve te Jashtme ne udhëheqjen e realizimit të Politikes së Jashtme gjithnjë e ka komponentën e sigurisë apo thene me mire e gjithe esenca e saj përmblidhet në siguri.
Për shkak të natyrës së ndjeshme të diplomacisë së mbrojtjes dhe të sektorit të organizatave të sigurisë, edhe veprimet e autoriteteve të Kosovës kanë rrjedhë të kujdeshme kundrejt vështirësive që patëm përballë për dhjetë vjet prej se Kosova ekziston si shtet i pavarur e sovran. E megjithkëtë nuk mund të pritet që Kosova të jetë vetëm konsumuese e sigurisë, por me transformimin e FSK në Forca të Armatosura, Kosova bëhet edhe ofruese e sigurisë sidemos ne rajoni e ballkanit.
Nuk mund të pritet që edhe për kohë të gjatë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë të kujdeset vetëm forca e NATO-s perkatesisht KFOR-i. Kur në skenën ndërkombëtare shihet rritje e shpejtë dhe në përmasa të mëdha ndikimi i politikës së fuqisë nga shtetet e ndryshe, kur në bashkësin ndërkombëtare vazhdon të thellohet fragmentimi, akti i organit më të lartë sovran të Kosovës që ta miratojë themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura, paraqet kontributin e parë zyrtar të Kosovës për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.
Ashtu siç ka qenë akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës akt i koordinuar, edhe ky akt ka qenë që nga fillimi një mision i planifikuar mirë dhe i koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila menjëherë dje njoftoi se e përkrah dhe do ta zhvillojë më tutje transformimin e Forcave të Armatosura deri në kulmin e rritjes së tyre si ushtri e një shteti të pavarur dhe sovran. Kosova nuk mund të mbetet peng i lojërave të mëdha gjeopolitike në skenën multilaterale, e kështu duhet të kuptohen drejt edhe përkrahjet që i erdhën Kosovës për ushtrinë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e shtetet tjera aleate.
Në gjithë këto vite Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ngritur kapacitetet dhe përmirësuar aftësitë mbrojtëse e ushtarake. Në vitin 2014 një mision ndërkombëtar faktmbledhës ka ardhë në përfundimin se FSK ka arritur nivelin e plotë të kapaciteteve për t’u shndërruar në ushtri. Ndërsa Qeverit e Kosovës në misionet diplomatike tek shtetet mike filluan dergimin e atasheve ushtarak si në Uashington, në Bruksel, ne Londër, ne Berlin dhe me kalimin e kohës është zgjeruar rrjeti i atasheve nëpër misionet tona diplomatike. Po ashtu FSK ja ka dërguar kadet në shkollim e profilizim të mëtejme nëpër akademitë ushtarake me renome botëror si në Uest Point (SHBA) akademia Hërst ne Mbretërinë e Bashkuar dhe akademitë në Turqi, ne Gjermani, në Kroaci, e vende tjera në rajon. Ata janë kthyer tashmë dhe jane ne shërbim të vendit.
Edhe këtu disa kadetë kanë shkëlqyer duke dalë më të mirët në brezin e tyre, si në SHBA ashtu edhe në Britani dhe vlen te theksohet se dje diplomoi piloti i pare i Ushtrise se Kosoves.
Sot, Forcat e Armatosura të Kosovës janë pjekur profesionalisht sa mund t’i përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në operacione paqëruajtëse. E dijmë saktë se çfarë kapaciteti kemi, se çka mund të ofrojmë forcave paqëruajtëse, por mbi të gjitha fakti se Kosova mund të dërgojë forca jashtë shtetit, paraqet një lajm të mirë solidarizues me botën paqedashëse, i cili patjetër që ia ngrit reputacionin vendit dhe popullit tonë. Deri tani për Kosovën dhe për popullin tonë është ndëgjuar e folur me respekt në nivele të ndryshme profesionale, sportive e kulturore. Tash e tutje për Kosovën do të dëgjohet edhe për nga kontributi ushtarak që do të sjell në arenën ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare së shpejti do të kuptojë se
Kosova paraqet partner të sinqertë dhe vlerë të shtuar me diplomacinë e saj të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kryeministri z.Haradinaj dje tha se jemi bërë rresht në ushtrit e botës,…kush i prin ketij rreshtu i prin Amerika dhe ne kemi per nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikes.
Gjate viteve në vazhdim na pret punë e madhe në avansimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të sigurisë e të mbrojtjes, ku diku Kosova është vetëm pjesëmarrëse, natyrisht duke zhvilluar konsultime të ngushta me SHBA me të cilat Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie të karakterit të vecantë dhe me aleatët tjerë të ngushtë me të cilët Kosova ka krijuar një
besueshmëri të nivelit të lartë.
Uroj që Ushtria jonë shumë shpejt të bëhët pjesë e programit të Parteriteti për Paqe, uroj që në fund të këtij tranzicioni të jetë anëtare në NATO me të drejtat të barabarat.
Urime dhe njehere Ushtria e Kosoves, e paqim per jete e mot,
Zoti e bekoft Ameriken
Zoti e bekoft Kosoven
Faleminderit.






You must be logged in to post a comment.