
Pak dite me pare u nda nga jeta nje prej te pakteve qe kane lene gjurme ne qytetin e Fierit jo ne politike apo biznes ,por ne prapavijat e artit dhe kultures ne qytet.Artisti i heshtur Dilo sic e therrisnin do ti mungoje diskutimeve per pikturen apo muziken,per menyren e te sjellurit ne familje apo shoqeri.Lindur ne 17 tetor 1925 Dilua mori xanatin e te pareve te tij,pikture dhe muzike.
Shume familje ne fier e njihnin Dilon e imet me penelat ne dore duke i zbukuruar me finese muret e dhomave ne cdo shtepi fierake,afresket qe pergatiste artisti i heshtur ne shume telajo qe sot jane ne shume mure shtepish apo ekspozita.Per shume vite sektori i piktures tek ish hotel vjosa njihte vec Dilaver Muken.Njohurite dhe talenti i tij prej artisti skishte si mos te sillte ne familjen e tij dy djem shembelltyra te te atit,Kudert dhe Arben Muken,njeri piktor dhe tjetri kitarist.Fisi i Mukave njihet ne Fier si nje fis artistesh dhe shembullore ne sjellje ne mbare shoqerine qytetare.Piktore,muzikante,kjo eshte adn e ketyre njerezeve te mbrekullueshem me prejardhje nga permeti i trendafilave.Sot u nda nje trendafil nga ky fis ,qyteti humbi dilon,familja babane dhe te gjithe ne nje artist kritik me pak.
Ngushellime miqte e mija, Kuderet dhe Arben.
I qofte dheu i lehte Dilos tone.
Gezim Muhaj chicago.






You must be logged in to post a comment.