Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. Mësohet se gjatë takimit tyre është diskutuar edhe ecuria evropiane e Shqipërisë.
“Mirënjohje Tsipras për stabilitetin në rajonin ballkanik, me zgjidhjen e vështirë të çështjes së emrit, por që ofron qartësi në Gjermani, çel rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO. Pozitive zgjidhja edhe për Greqinë, si shenjë progresi për vendin”, është shprehur Merkel.
Ndërsa Tsipras nga ana e tij tha se: Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes së axhendës së Selanikut 2003, domethënë të zgjerimit të BE-së në Ballkan. Ky vizion duhet të evidentohet bazuar në të drejtën evropiane, përfshi edhe kushtëzimet. Në këtë kuadër diskutuam edhe për Shqipërinë, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, e mbështesim plotësisht, por njëkohësisht theksova se ekzistojnë çështje kritike, si për shembull çështja serioze e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që përbën kusht për të ardhmen evropiane të vendit fqinj.







You must be logged in to post a comment.