Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, u zotua të revolucionojë Bashkimin Europian, duke paralajmëruar ashpër Brukselin, me pretendimin se euroskeptikët e vërtetë të Europës janë ata që qeverisin bllokun në këtë moment.

Duke folur për “RTL Radio”, zëvendëskryeministri italian argumentoi se Italia është motor i Rilindjes europiane dhe u zotua se do ta kthejë BE-në në misionin e saj fillestar. Sipas britanikes “Express”, Salvini tha se udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur të garantojnë punësim të plotë dhe mirëqenie ekonomike, duke shkelur angazhimin e tyre ndaj Traktatit të Mastrihtit.
“Jam i lumtur sepse Italia është motori i Rilindjes europiane. Dhe nëse arrijmë të japim atë që kemi përcaktuar, ne do të provojmë se armiqtë e Europës, euroskeptikët e vërtetë, janë ata që kanë qeverisur keq shumë vite në Europë. Europa duhet të rizbulojë vizionin e saj origjinal, misionin e saj fillestar për të bërë më pak gjëra dhe t’i bëjë ato mirë, duke garantuar punësim të plotë, siç është përcaktuar në Traktatin e Mastrihtit, duke garantuar mirëqenien ekonomike dhe sociale të popullit europian”, tha Salvini.






You must be logged in to post a comment.