Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka komentuar lajmet që qarkullojnë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj aspiron të drejtojë Partinë Socialiste. Dade tha se nuk ka asgjë të keqe nëse ai aspiron një gjë të tillë, ndërsa shtoi se ai zotëron të gjitha cilësitë për të drejtuar PS-në.

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe pse Veliaj aspiron të jetë kryeministrër. Është një përfaqësues i brezit të ri në politikë. Është i formuar është njeri i punës dhe i ka cilësitë që të drejtojë PS. Por e rëndësishme është që në PS të ketë një garë”, u shpreh Dade në një intervistë për Adi Krastën në News 24.

Trending