Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në mënyrë të ashpër ndaj taksës së vendosur nga qeveria Haredinaj dhe të mbështetur edhe nga Edi Rama për produktet që importohen nga Serbia dhe nga Bosnja. “Nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe” thuhet në dokumentin që ambasada amerikane në Prishtinë ua ka dorzuar krerëve më të lartë të shtetit. ShBA ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e vendimit për taksën, “në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes”.

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka cituar dokumentin Ambasada amerikane, në një prononcim për “Koha Ditore”.

Trending