Shoqerite ashtu edhe si çdo gje e gjalle me kalimin e kohes dhe ne menyre natyrore permiresohen ne nje proces tanime te njohur evolucioni. Eshte pikerisht ky evoluim natyror qe sjelle ekuilibrin relativ ne funksion te kohes.

Dekretimi i ligjit per perdorimin e gjuheve te bashkesive etnike qe e flasin se paku 20 perqind te tyre, avancon keto gjuhe ne nivele qe derimetani nuk kane qene te pranuara, por ne asnje menyre nuk ben asnje gjuhe tjeter zyrtare ashtu siç nuk ben zyrtare edhe gjuhen shqipe. Ky ligj gjithsesi i jep perdorimit te gjuhes shqipe dhe folesve te saj nje avancim mjaft te shprehur ne realizimin e te drejtave qytetare por jo edhe kombetare. Vete ridefinimi i kushtetutes si kushtetute hibride, me shume nacionale sesa qytetare, konfirmon ndryshimet e permiresimeve evolutive, duke konceptuar se e tashmja eshte me e mire se e shkuara, dhe se e ardhmja duhet te jete me e mire se e tashmja. Ketu jane pikersiht idealet si anticipacione ne ndertimin e urave per nje te ardhme me te persosur. Ne kete kontest, ne pikpamje te ndertimit qytetar dhe per te zvogeluar ndikimin nacional te kushtetutes, ndryshimet qe pasuan disa amandamente me propozimet nga partite shqiptare Aleanca dhe Besa i dhane nje ndryshim te konsiderueshem sadoqe i vogel ai ndryshim ndihet. Fjalet e preambulles qe u fshine “si dhe qytetaret tjere” me numerimin e popujve me rradhe, si dhe ndryshimi e/i Maqedonise te fusha e nacionalitetit, absolutisht zvogelon ndikimin nacional te shtetit edhepse nuk e zhduk ate. Shqiptaret do te kishin deshiruar qe ne kete faze se paku te permendeshte fjala gjuha shqipe ne vend te bashkesive etnike dhe e/i Maqedonise te ishte standard i pergjithshem ne vend qe eshte vetem per shqiptaret.
Por ti kthehemi pak zotimit te te gjithe subjekteve shqiptare per zbatimin e parimit te multi-etnicitetit te garantuara me kushtetute. Ne platformen e perbashket qe keta subjekte nenshkruan perveç te tjerave thuhet “Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë.
Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese…
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”… e keshtu me rradhe!!”. A do te vazhdojme te kerkojme permiresimin e doktrines sone, apo do te vazhdojme te mbyllim syte duke mbetur ne gabimet tradicionale, qe kur te vije koha e ndryshimeve tjera gjeopolitike presionet te mbesin perseri tek ne. Keto ndryshime shume shpejti perseri do te trokasin ne dyert tona, duke filluar me nocionin se NATO do te thote nje numer vlerash, por mbi te gjitha fillimi i bisedimeve ne gjririn e EU do te kushtezoje vete shtetin te zgjedhi çeshtjet e saj te hapura aq sa do te jemi vete ne te zotit ti artikulojme ata ne menyre te drejte.
Vizioni i kerkimit te perfeksionit ne ndergjegjen tone do te jete shembull i gjalle per pasardhesit e ketij shekulli, qe te ndryshoje dhe reformoje mentalitetin tone, me qellim qe edhe ne si shqiptar te fillojme te japim kontributin qytetar ne te gjithe lemite e jetes.
Vullnet Dervishi Kryetar i shoqates ” Valet e liqenit “chicago






You must be logged in to post a comment.