Shteti italian do të japë mbështetje financiare deri në 780 euro në muaj për çdo person që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash. 150 euro nga kjo shumë duhet të përdoret për të paguar qiranë ose kredinë.

Ndihma është pjesë e paketës së reformave që qeveria italiane ka miratuar së fundi në lidhje me mirëqenien sociale. Pas këtij vendimi, kritikët thonë se masat janë të paqëndrueshme për gjendjen financiare të vendit.

Reformat në sistemin e pensioneve ishin premtime zgjedhore të lëvizjes së Pesë Yjeve dhe partisë Liga të ekstremit të djathtë. Kryeministri, Giuseppe Conte, u shpreh krenar për mbajtjen e premtimit të fushatës.

Trending