Kanina,dhjetra here kala.
S’e shkrehen zjarret e dushmanit.
Mori plage,vdekjen u dha.
Ja thehu nderin satrap Sulltanit.

Me gjuhen e shpates,nga epoka.
Mes shekujsh nam, nder Ju rrit.
Gjaksorin Sulltani ,s’njohu Europa.
Si skllav ,ne kembe te saj dha shpirt.

Te cartur trimat,nga bese e saj,
s’ju ndryshk as shpata,as tirani.
Kerkoi Skenderbeu paje,
ne gjunj ,te saj zgjodhi limanin.

Rrembeu Donika dashurine.
E arta ure, u lidh me gjak.
Me te shenjte ne jete paten lirine,
dy here Kanina hodhi shtat.

Kalaja Vloren ka ne pellmbe.
Dy detet blu I shtrine per toke.
Nga trimerite, s’ka plage qe dhembe.
Ne bote flamuri Kaninjote.

Me sjell per rrethi trimeruar.
Berthame qe lindi histori.
Pese Shqiperi i ka bashkuar,
per gjakun ajo, ka rene ne zi.

Druaj kur shkel, mos shkel mbi gjak.
Keta gure e dine ,se c’gjak kane pire.
Kaq zi, sa shekujt s’ben larg.
Mbi shkemb gjaku i ka mbire.

Jam qelize e gjakut tend.
Larg,degdisur neper bote.
Ne koke kam ,dy gram mend.
Me Ty zemren e kam plot.

Sa shume na dhe ,per t’u lartesuar.
Me diell, me hene shkon gjer ne re.
Per Ty flet nderi qe rri zgjuar,
i hidhuri myshk, sa plage te fsheh.

Ta ndjej gjemimen,mbi cdo mbret.
Gjak flamuri merr nga zemra.
Me jetegjati mbi cdo shtet.
Kanine ,te rrembeu kenga.

DALAN LUZAJ

Chicago

Trending