Shqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh té gjithë,

e ti s’ke të sosur!.

Epopeja ime,

kështu ka filluar,

dhe pastaj në vite,

temat janë zhvilluar!.

Po këta kanë vjedhur,

jo vetëm para,

diploma e tituj,

kanë marrë badiava!.

Borisë së alarmit,

ne me kohë i ramë:

“Analfabetizmi,

po na bën hatanë!.”

Qindra burra-gra,

me arsim fillor,

janë bërë vetëtimthi,

profesorë-doktorë!.

Rasti i Tik Llallës,

është vërtet i arté,

që s’ka shkollë të mesme,

po ka shkollë të lartë!.

Tani thashethemet,

s’janë më thashetheme,

rrallë gjen ndonjerin,

mos keté probleme!.

Zot-o Zot i madh,

kush na ka drejtuar,

gjer edhe ministra,

krejt të pashkolluar!.

Kur lexon civitë,

shkruar gjatë e gjërë,

si bijtë e Aishtajnit,

të duken të tërë!.

Fjalën “plagjiaturë”,

as e kanë dëgjuar,

të tjerët-për ta,

temat kanë kopiuar!

“Kohën e Enverit”,

me kujdes kur shani,

gojën me sapun,

njëqind herë ta lani!.

Në vrimë të gjilpërës,

kuadri kalohej,

e tillë batërdi,

as imagjinohej!.

Në vrimë të gjilpërës,

shkonte çdo njeri,

veç ato diploma,

kanë siguri!.

Ç’janë pas Nëntëdhjetës,

shumë e kanë dredhur,

ose i kanë blerë,

ose i kanë vjedhur!.

Kështu injorantët,

ndryshuan papritur,

u certifikuan,

si njerëz të ditur!.

Të ditur me tituj,

dhe jo për shaka,

dhe poste ministri,

blenë me para!.

Deputetë të Monës,

të Lulit-të Ramës,

tani komunistëve,

vërtet u vijnë anës!.

Ç’i bëmë Shqipërisë,

ç’i bëmë nënë-gjorës,

prisni sa të hapet,

Kuti e Pandorës!.

Nuk janë pesë a gjashtë,

sa shtypi përmendi,

janë dhjetra e dhjetra,

“truri” i këtij vendi!.

Jo vetëm Sadriu,

ky burrë i nderit,

e bën shkollë të lartë,

kursin e shoferit!.

S’është vetëm Lefteri,

që shtypi ka thënë,

që me shkollë të mesme,

ministër ka qënë!.

Dyzinë demokratësh,

edhe socialistë,

nuk kanë pasur tru,

as për specialistë!.

Dhe kur injoranca,

ka kaq shumë pushtet,

me gjuhë të zbutur,

quhet kijamet!.

Ndaj tani kuptohet,

pse ka kaq shumë frikë,

bërja e Vetingut,

dhe në politikë!.

Ndonjëherë të drejtë,

ka dhe Luli Basha,

gjersa po zbulohen,

vjedhje kaq të trasha!.

Këtu ku ka shkuar,

lumë e më për lumë,

vetëm arsimimi,

do skarcojë aq shumë!.

Kur ti vjedh para,

nuk bën shumë qedere,

po kur dije vjedh,

drejton dikastere!.

Drejton dikastere,

dhe pse je idiot,

dhe as firmën tënde,

tamam s’e hedh dot!.

Po ende tamam,

s’e kemi kuptuar,

Zot-o Zot i madh,

kush na ka drejtuar?!.

Do t’i kemi faktet,

në pëllëmbë të dorës,

ditën që do hapet,

Kuti e Pandorës!

(Vijon dhe në disa numra të tjerë)

A.DUKA

Trending