Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ironizuar aktin e delegimit të kompetencave të Ministrit të Jashtëm për Gent Cakaj, nga ana e kryeministrit Rama. Në një intervistë për Report TV, Vasili tha se ky akt është i paprecedentë dhe shprehje e zhbërjes së shtetit.

Vasili theksoi se marrëdhënia midis kryeministrit dhe ministrit të jashtëm tashmë më shumë ka ngjyrime të një marrëdhënie erotike se sa të një marrëdhënie shtetërore. “Por me dy fjalë, që ta keni edhe më të lehtë për ta pasur në headlinet e bisedës tonë, sot mu duk një eksklamacion, një shpërthim më tepër i një marrëdhënie erotike, sesa i një marrëdhënie shtetërore, midis këtij kryeministri dhe këtij ministri”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Trending