Hashim Thaçi dhe Edi Rama nuk e kanë humbur rastin për tu shfaqur si lider të denjë republikash bananesh. Në një konflikt që zhvillohet në pjesën tjetër të globit, në Venezuelë, midis diktatorit Nikolas Maduro që u betua si president pas zgjedhjeve të manipuluara të pa njohura nga komuniteti ndërkombëtar dhe rivali të tij, Juan Guaido, kreut të parlamentit që e ka shpallur veten president të përkohshëm, dy liderët shqiptarë kanë mbajtur një qëndrim spektakolar.
Ata kanë adoptuar një qasje tejet servile ndaj presidentit Trump që bashkë detyroi edhe një sërë shtëtesh amerikano latine të njihnin Guaidon si president. Në fillin Edi Rama njoftoi në Twitter se ai njihte liderin e opozitës venezueliane si president par interim. Hashim Thaçi shkoi edhe më tej. “Urimet më të mira për Presidentin e Venezuelës, Guaido. Kosova e ka njohur dje tranzicionin, sipas linjës së aleatëve tonë dhe sipas vlerave që ne ndajmë. Unë të ftoj në Kosovë. Ne gjithashtu jemi rritur si një feniks disa dekada pas diktaturës”- deklaroi Thaçi.
Natyrisht nuk do të qe mirë që dy udhëheqësit në Tiranë dhe Prishtinë të shkonin pas vëllait të tyre të zemrës Rexhep Tayip Erdogan, i cili e telefoni dje autokratin Nikola Maduro për ti thënë: «Mbaje kokën lart vëlla, Turqia është me ty ».
Por së paku ata mund të adaptonin qëndrimin e vendeve të BE e cila nuk i ka njohur zgjedhjet që zhvilloi Maduro si të ligjshme, ka kërkuar përsëritjen e tyre, por ama nuk ka kaluar në krahun tjetër duke njohur liderin e opozitës si president.
lapsi.al







You must be logged in to post a comment.