Opozita shqiptare ditën e shtunë, datë 11 maj, do të organizojë protestën e saj më të madhe që kur nisen protestat. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po shkojnë cep me cep të vendit, duke takuar njerëzit për të ardhur në Tiranë me 11 maj. Edhe liderët e tjerë të opozitës janë në aksion.

Natyrisht që koha nuk pret më për protestë tjetër pas ditës së shtunë. Kryeministri Rama nuk pranon asnjë sugjerim apo kërkesë të opozitës për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe vendore me një qeveri kujdestare për zgjedhjet, ku Rama të mos jetë kryeministër. Bile PS-ja dhe natyrisht Rama duken të vendosur për të shkuar me 30 qershor në votimet vendore. Opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje, pa opozitën, dhe se atë ditë gjithë populli opozitar nuk do të lejojë votimet.
Kjo e ka ngritur tensionin politik në vend, sepse me datë 11 maj, ditën e shtunë para kryeministrisë nuk do ketë më marshim.
Lulzim Basha u takua sot me demokratë në Vaun e Dejës, ku deklaroi se nga qëndresa në protestën e 11 majit do të varen 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të vendit.
“Nga vendosmëria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfundojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të Shqipërisë”,- u shpreh Basha.
Pra kushdo të kuptojë, Lulzim Basha e dha verdiktin për ditën e shtunë dhe në vazhdim. Të shtunën në darkë do jemi dëshmitarë të asaj që ndryshojë sistemin politik në Shqipëri si dhe ku protestat e vitit ’90, ’91-’92 do jenë lule me çfarë do të ndodhë para kryeministrisë.





You must be logged in to post a comment.