E cmendur, emocionuese, e mrekullueshme gjysëmfinalja e luajtur në Johan Cruijff Arena. Esenca e futbollit u dha aty. Tottenham përmbushi një arritje historike, ndërsa Ajax hodhi poshtë mundin, në pjesën më të bukur, kur në Amsterdam kishin filluar të prenotonin biletat për Madrid. Por në 1 qershor kundër Liverpool, në Ëanda Metropolitano, do të shkojnë Spurs, për një finale të gjithën angleze. E para në Champions për skuadrën e Londrës, e 40° finaliste e ndryshme në historinë e kompeticionit. Përfundon 3-2 për formacionin e Pochettino, që përmbysi jo vetëm 0-1 të Londrës, por në 45′ parakoloi befasisht një skuadër që kishte shënuar dy herë në pjesën e parë. E gjitha kjo vepër e heroit të mbrëmjes, Lucas Moura, një që nuk do të ishte as titullar nëse Harry Kane nuk do të ishte dëmtuar. E ndërkohë braziliani firmosi një tregolësh epik, për të shkruar një tjetër kapitull të cmendur të Champions.

Pochettino në pushimin e lojës luajti gjithcka për gjithcka, duke hedhur në lojë Llorente. Tekniku argjentinas duhet të shënonte tre gola pa pësuar në 45′: por lëvizja ishte e gjetur dhe ekzaltoi gjithë skuadrës e Spurs. Ajax, që në pjesën e parë e kishte vënë tek litarët Tottenham, me golat e kapitenit De Ligt e Ziyech, u transformua në të dytën, ndoshta i frikësuar nga rikthimi i londinezëve dhe golave të shpejtë me të cilët Lucas barazoi rezultatin.

Ajax provoi të mbyllte diskutimin në kohën shtesë, akoma me Ziyech që vuri në vështirësi Lloris për pritjen e fundit të ndeshjes, përpara se të dilte në aventurë në sekondat e fundit. E megjithatë zgjidhja nuk erdhi nga kapiteni i Spurs, por nga diagonalja e Lucas në sekondat e fundit të lojës, kur Onana nuk bëri dot mrekullinë. Pochettino cmendet nga gëzimi, ndërsa djemtë e Ten Hag rrëzohen në gjynjë. Fiton Tottenham, por falë edhe Ajax. Në Madrid do të shkojë vetëm skuadra e Londrës, por spektakli ishte për të gjithë ata që dashurojnë futbollin.Lojtës Videosh

Trending