Mediat serbe i kanë kushtuar një interes të veçantë vizitës në Tiranë të presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit. Agjencia e lajmeve “Tanjug” shkruan se kreu i shtetit serb mbërriti në Tiranë në një situatë të tensionuar politike.
Me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar Vuçiç u takua me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, por nuk pati deklarata për mediat. “Tanjug” shkruan se Vuçiç u prit nga protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
“Presidenti serb u Aleksandar Vucic mbërriti rreth orës 21.00 në Tiranë në një atmosferë të tensionuar, të provokuar nga deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ka folur me kryeministrin Edi Rama për unifikim të kufijve të faktorit shqiptar, hapje të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për bashkimin e Luginës së Preshevës.
Rama nuk ka bërë deklarata për këtë çështje, por nuk e ka mohuar edhe pse nesër do të presë liderët e procesit të Brdo-Brijunit, një platformë për uljen e tensioneve dhe bashkëpunimit në rajon” – shkruan “Tanjug. ©LAPSI.al






You must be logged in to post a comment.