Kur dhe pak javë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë porositë për prefektet dhe efektivët e policisë në çdo qark, që të marrin masa për mbarëvajtjen e procesit. Lleshaj tha se askush nuk mund të cënojë procesin dhe nuk ka shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit.

“Zgjedhjet janë krye-institucioni i një vendi demokratik, që qëndrojnë mbi Parlamentin, mbi Qeverinë, mbi Presidentin, mbi Kryeministrin, mbi Ministrin, mbi Drejtorin, mbi Prefektin.Dita e zgjedhjeve dhe zgjedhjet si institucion janë mbi të gjithë këta dhe askush nuk mund të ketë të drejtë, as mundësi, as shans, që të mendojë apo të veprojë për të prekur sado pak qoftë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë dhe Kushtetutës së këtij vendi.”, tha Lleshaj.





You must be logged in to post a comment.