31-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i një pallati te Unaza e Re në Tiranë.
Mësohet se shtetasja U.Q., 31 vjeçe është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, mesditën e sotme. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja por paraprakisht thuhet se 31-vjeçarja ishte në kushtet e depresionit. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje grupi hetimor që pritet të zbardhë gjithçka.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë
Po punohet për saqarimin e mëtejshëm
NEWS BOMB






You must be logged in to post a comment.