Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban të hënën – vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë e udhëheqësit që ka nxitur mjaft polemika, që kur ai u rikthye në pushtet në vitin 2010.

Victor Orban, kryeministër i Hungarisë në vitet 1998-2002 dhe përsëri që nga viti 2010, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, si dhe nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për një rënieje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendin e tij.
Duke folur pranë homologut të tij hungarez të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump përshëndeti politikat e emigracionit të vijës së ashpër të kryeministrit hungarez, të cilat janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut në mbarë botën, duke thënë se Orban ka “bërë gjënë e duhur” mbi imigracionin.
“Ai është … ndoshta, si unë, pak i diskutueshëm, por kjo është në rregull,” tha Trump.
I ulur pranë presidentit Trump, zoti Orban u tha gazetarëve të hënën se Hungaria është “krenare të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër imigracionit të paligjshëm”.
Të dy udhëheqësit thanë se bisedimet duhej të përqëndroheshin në tregtinë dhe “çështjet globale politike”.
Të premten, një grup senatorësh amerikanë dhe anëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i shkruan një letër Presidentit Trump, duke i kërkuar atij të diskutojë për shqetësimin rreth “rënies së treguesve demokratikë” të Hungarisë.
“Hungaria ka përjetuar një rënie të vazhdueshme të lirisë, sundimit të ligjit dhe cilësisë së qeverisjes sipas pothuajse çdo treguesi”, thuhet në letër.





You must be logged in to post a comment.