Pas shoqërimit absurd dhe të turpshëm në polici të studentes Ana Azizaj ka reaguar edhe gazetari Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba shkruan se vajza në fjalë është një studente e shkëlqyer dhe kurajoze dhe ajo çfarë u shkrua pranë banesës së ambasadorit të OSBE Bernd Borschardt thuhet me gojë nga të gjithë shqiptarët.
“Ky palaço dhe të gjithë ata që mendojnë që mund të trembin rininë me veprime banditeske të tilla do ju bëhet “ferra Brahim” nga shokët e shoqet e saj”, shprehet ndër të tjera Kaba në reagimin e tij

Trending