Dialogu Kosovë – Serbi është i ngrirë për tash e 6 muaj që kur është vendosur taksa 100 për qind për mallrat serbe.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Qeveria e Kosovës heqjen ose pezullimin e taksës, por kjo nuk ndodhi.
Serbia, kusht për vazhdimin e dialogut e ka vendosur heqjen e taksës, ndërsa në anën tjetër, kushti për heqjen e taksës i vendosur nga Qeveria e Kosovës është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
Çështja e pazgjidhur midis Kosovës dhe Serbisë është temë e përditshme nëpër mediet e rajonit dhe duke pasur parasysh zhvillimet shumë analistë e shohin një zgjidhje të mundshme shumë larg.
Por, çfarë mendojnë qytetarët serbë për një zgjidhje të mundshme të problemit midis dy vendeve?
Gazeta serbe ‘Danas’ ka organizuar një sondazh ‘online’ në ueb-faqen e saj duke pyetur qytetarët serbë se çfarë mendojnë se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare midis dy shteteve?
‘Danas’ ka listuar tri propozime si mundësi të finalizimit të marrëveshjes midis dy vendeve.
- Do të zgjidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia
- Nuk do të zgjidhet, do të mbetet ‘status quo’
- Do të zgjidhet me demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë






You must be logged in to post a comment.