
U lind në qytetin e Dibrës së Madhe nga prindërit Osman Mane Cami, i burgosur politikisht për punë politike 9 vite (Ballist) dhe nëna Gëzime Maqellara (Cami).
Është i martuar me Diana Camin dhe ka katër fëmijë: Ferdinandin, Rajmondën, Shkëlqesën dhe Osmanin.
Ëndrrën për të prekur me dorë e zemër tokën e Shenjtë, Amerikën, e bëri realitet kur ishte vetëm 22 vjeç. Si shkak, shërbeu një konflikt me autoritetet me maqedonase për një patentë. Si çdo person, edhe ai kishte dëshirë të merrte një patentë për drejtim të automjeteve. Për këtë qëllim shkoi në ministri 10 herë për të dhënë provim. Në të gjitha rastet ,ai u rrëzua padrejtësisht në provim nga komisioni përkatës. Edhe herën e njëmbëdhjetë kështu ndodhi. Pas gjithë kësaj vështirësia ai kërkoi nga komisioni që të shihte testin e tij, sepse në të gjithë rastet atij komisioni i thoshte të njëjtën gjë, se nuk kishte fituar për 1 ose 2 pikë. Kur e pa testin e vete ai u habit sepse konstatoi se për pikën e parë që komisioni e kishte konsideruar gabim, përgjigja ishte tepër korrekte dhe e vlefshme. D.m.th., në të gjitha rastet, në fakt, ai kishte fituar, por asnjëherë nuk ia dhanë të drejtën. Prandaj, për këtë padrejtësi iu drejtua kryetarit të komisionit me prejardhje maqedonase dhe i tha në gjuhën maqedonase se ai kishte kaluar në të vërtetë, sepse përgjigjet ishin të sakta, por komisioni ia kishte shënuar gabimisht si gabim. Ai iu përgjigj me egërsi se përgjigja në pikën e parë të testin ishte e pasaktë dhe e urdhëroi Fanolin të dilte jashtë nga zyra e vet. Fanoli, përsëri këmbënguli se ishte përgjigjur saktë dhe i tha maqedonasit se ai nuk do të paraqitej më aty për të dhënë këtë provim. Kjo, ndoshta ishte arsyeja që Fanol Cami vendosi të linte Maqedoninë e ish Jugosllavinë dhe të kërkonte shpëtim te Toka e Shenjtë, Amerika. Këtë ëndërr e realizoi më 8 /19/79Fillimisht u vendos në N.Y., ku aty kishte familjen e vet e të afërmit. Ma vonë, në vitin 1982, shkoi në shtetin e Illinois, në qytetin e Çikagos. Në një nga ditët, kur ishte në Dibër të Madhe, z Nehat Belçishta, më 1994, ai i tha: “Ty ishe i vogël kur të vdiq baba edhe unë e kam për detyrë të t’i them këto fjalë: “Baba yt e ka lanë me gojë që edhe në varrë sytë nuk do të më mbyllen për derisa të bëhet Shqipëria etnike”. Që nga ajo bisedë edhe Fanoli filloi ta kishte mendjen te Shqipëria, te çështja etnike e bashkimi i trojeve shqiptare, si dhe të realizimi i të drejtave demokratike të shqiptarëve, kudo që ata ndodheshin.Në Çikago, Fanoli, prej 1982, është anëtar i qendrës kulturore fetare shqiptare, si dhe është anëtar i Komunitetit Shqiptaro -Amerikan të Illinoisit. Gjithashtu ka qenë, prej fillimit deri në fund, aktivist dhe anëtar i Këshillit për UÇK “Vendlindja thërret”.Ma vonë, u emërua si koordinator i Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë për shtetin e Ilinoisit, Viskans Misurit dhe Indianës. Fanol Cami e ndjen veten gjithnjë si patrioti shqiptar, që e do Atdheun dhe vendin e tij pa parasysh interesat e asnjë partie por vetëm çështjen kombëtare. Ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në çdo demonstratë që është zhvilluar në Amerikë. Ai mendon se, mbi të gjitha duhet që shqiptarët të kenë në zemër e mendje atdheun e tyre, kombin e interesat kombëtare dhe jo në qendër të aspiratave të veta të vënë partitë politike, të cilat u shërbejnë interesave të ngushta të individëve dhe grupeve shoqërore të caktuara.
F.DACI





You must be logged in to post a comment.