Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata po luajnë një tjetër komedi me komedinë e tyre “Dy gisht mjaltë”. Prej dy ditësh publiku shqiptar është bombarduar me titujt e mediave për pjesmarrjen e tyre ne Cannes në festivalin e njohur të filmit që po zhvillohet këto ditë. Madje për tu bërë e gjitha më spektakolare ata kanë shpërndarë një video në tapetin e kuq duke ngjitur shkallët e festivalit. Ajo video duhet parë dhe riparë, jo për faktin sepse aktorit iu morën enkas këmbët, por për mënyrën se si Ermali dhe Elvana impostohen në këtë farsë. https://www.instagram.com/p/BxpKb4NB_JW/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Ideja që kërkohet të jepet është se ata po parakalojnë aty ku shkelin gjithë yjet e filmit botëror që janë pjesmarrës në festivalin më prestigjoz të globit, ose që janë aty të ftuar prej organizarorëve. Parodia i kapërcen kufijtë e çdo imagjinate. Të dy shqiptarët kanë ngritur enkas për këtë frakët dhe fustanët e ballos (njesoj si pese valixhet e Jonida Maliqit ne Eurosong) kanë arritur të marrin me qera një kamera, kanë vënë dikënd pas turmës që ti filmojë dhe me një seriozitet qesharak marshojnë mbi tapet, madje madje, përshëndesin dhe publikun që qëndron në dy anët e qilimit të kuq, sikur francezët apo turistët e grumbulluar aty, jo vetëm i njohin por edhe çmenden pas famës së dy yjeve shqiptarë.






You must be logged in to post a comment.