Shqiptari nga Prespa që me familje jeton në Wisconsin të SHBA-ve, Arbër Jonuzi, do të garojë në Kampionatin Botëror DI- Destination Imaginations (që përfshin lëminë për shkencë, teknologji, art, kreativitet). Lajmin e ka bërë të ditur edhe babai i tij, Nexhmi jonuzi, në një postim në Facebook, i cili ka nënvizuar se grupi i tij është kampion nëDI-Destination Imaginations është një manifestim që u themelua në vitin 1999 dhe ka për qëllim të angazhohet në ruatjtjen e të drejtës për pronësi intelektuale. Në këtë kampionat marrin pjesë vende nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu Australinë, Kinën, Ukrainën, Katarin, Britaninë e Madhe, Polonnë, Korenë Jugore, Kanadanë, Brazilin, Indonezinë, Indinë dhe pothuajse gjithë Amerikën Jugore e të Mesme. Vërtetë një arritje e madhe e bashkatdhetarit tonë, të cilit i dëshirojmë suksese në këto gara ne shtetin e Wisconsinit ne Amerike.

Post ne fb

Trending