Ndërsa në Tiranë protestohet poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë pasditen e kësaj të diele. Aty ka çelur fushatën elektorale dhe kërkon votën për kandidatin e kësaj bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu. Ndryshe nga herë të tjera Rama mbajti një fjalim elektoral të shkruar dhe herë pas here shihet të hedhë sytë në letër.

“Ata janë dembele, ne punojmë. Ata janë pak, ne jemi shumë. Ata janë të dëshpëruar, ne jemi zgjedhur për të udhëhequr”, – tha ndër të tjera Rama që të gjithë fjalimin e kishte bazuar në krahasime “ne dhe ata”. Një fjalim të ngjashëm (në stilin “ne dhe ata”) kishte mbajtur kohë më parë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti që mesa duket Rama e ka “huazuar”. ©LAPSI.al

Trending