Mediat botërore kanë shkruar për vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale.
“Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend.
Presidenti Ilir Meta tha se veproi sepse “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.
Agjencia shkruan se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gazi lotsjellës dhe flakët mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull.
Vendimi i Presidentit Meta ka patur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj.






You must be logged in to post a comment.