Edicioni veror i spektaklit të humorit “Portokalli”, i titulluar “Verë dhe Portokalle” prej pak kohësh ka startuar dhe trupa e aktorëve çdo javë udhëton drejt një qyteti të ndryshëm për të dhuruar shfaqje për publikun. Mirëpo, pjesë e këtyre shfaqjeve tashmë duket se nuk do të jetë, Florjan Binaj.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë aktori i cili nëpërmjet një postimi në Insta Story ka dhënë lajmin dhe arsyen e mungesës.
“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë.”- ka shkruar aktori i famshëm për nëj sërë rolesh të suksesshme si polici Kolë Frakusha, Edi Rama, Gerhard Deci etj.






You must be logged in to post a comment.