Spartak Braho dikur mbronte Ilir Metën nga njera studio televizive në tjetrën, duke u shfaqur me një cantë të zezë. Sot kohët kanë ndryshuar. Braho është në kampin e Edi Ramës, pjesë e grupit të tij parlamentar dhe rrjedhimisht do e hedhe vallen sipas ritmit të Kryeministrit. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua kërkesa e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pati një përplasje verbale mes Spartak Brahos dhe Ralf Gjonit.

“I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash.  Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë” tha Braho, sikur bashkëpunëtori i Ilir Metës.

Trending