
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person është qëlluar me armë zjarri.Mësohet se ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ishte i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.Sipas informacioneve paraprake, burri, i cili mësohet se quhet Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.Deri tani thuhet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një grabitje.Nuk dihen ende të tjera detaj në lidhej me këtë ngjarje, ndërsa polica po heton për zbardhjen e plotë të saj.





You must be logged in to post a comment.