Tashmë mbaron çdo gjë me vendimin zyrtar nga CAS që konfirmon lënien në fuqi të dënimit të Skënderbeut nga putana Uefë. 10 vite përjashtim dhe një gjobë tronditëse, goditje e pamëshirmshme jo vetëm Skënderbeut, por krejt futbollit shqiptar. Madje goditja më e rëndë në historinë e futbollit tonë.
Vendimi i sotëm është i qartë dhe godet hapur klubin që ringjalli entuziasmin e një vendi të vogël futbolldashës siç është Shqipëria duke përkrahur njëkohësisht Uefën bastarde e me standarte të shumëfishta që lojën e bukur e ka kthyer në një biznes kriminal me fitime marramendëse.
Mund të flasim e komentojmë pa fund por tashmë ka shumë pak vlerë pasi mësuam se i vogli ngelet i vogël e i shtypur pavarësisht propagandës së fuqishme të drejtuesve hipokritë të futbollit europian.




