Salvatore Pezzella, futbollist i të rinjve të Romës, i datëlindjes 2000, e Mirko Antonucci, edhe ai futbollist i klubit verdhekuq, me disa prezenca në ekipin e parë, janë bërë protagonistë të një ngjarje të vecantë, krejtësisht të pazakonshme.

Ashtu si ka bërë të ditur portali FutbolBible, të dy kanë shkuar me pushime me të fejuarën e tyre. Asgjë e cuditshme nëse nuk do të ishte për faktin se vajza është e njëjta për të dy. Bëhet fjalë për Aurora Fantacci, që më parë ishte në udhëtim me Salvatore Pezzella e më pas me Mirko Antonucci. Kishte harruar vetëm rrjetet sociale, që do të ishin dëshmitar, për këdo që kishte sy të vëmendshëm…

Trending