ALBERT ALIAJ NE SAX ALTO

Shume kush e njeh kete emer ,gjysma e cifteve qe jane martuar ne Fier,koncertet maratone te ansamblit Myezeqeja,premierat pa fund te estrades fierake,takimet e grupeve qytetare ,sazeve,festivalet folklorike ngado ne shqiperi,takimet nderkombetare ane mbane botes skane kuptim pa kete emer ne Fier.E pra sot ai gjendet ne shtrat,pas nje goditje te nje hemoragjije celebrale ne gjendje te paralizuar nderko qe klarineta e tij ka pushuar te ciceroje.E ftohte si nje akull ajo pret te zone te ngrihet dhe dij ajo si ciceron,,,,por a do ngrihet dhe do behet dhe nje here artisti fierak sic ka qene,te pakten mjeket thone qe do te rikuperohet jo 100% por do kete rezultate pozitive pas nje operacioni qe do ti kushtoje jo pak famijes se tij.

Por ky opearacion varet dhe nga te gjthe ne miq dhe shoke te tij dasharire te artit dhe biznesmene ne qytet dhe ngada qe jetojne dhe e njohin kete artist me vlera dhe kontribute te jashtezakonshme per kulturen dhe muziken ne pergjithesi ne Myzeqe.Po pushteti lokal a ka menduar ndonjehere per kete njeri,qe tashme vetem kujtesa do ta mbaje ne qender te vemendjes dhe jo muzika e tij.

Alberti mbaroi shkollen e muzikes ne fier dhe qysh ne vit te dyte luante me sax dhe klarinete tek bar rinia,klarinetisti me pantallona te shkutra,i thoshin djemte ne ate kohe tek muri i bar rinise.Pas dipolomimit nisi te aktivizohej me formacionin orkestral te pallatit te kultures te drejtuar nga N.Bulo krahes,Mukes,Rafaelit,Hoxhes,Hazizit,Muhajit,Stefes,Papas dhe te tjere.Pa nisur demokracia ishin keta djem qe nisin rrugen e grupit Perestrojka ,flasim ne vitet 1988 kur akoma diktarura te shterngonte dhembet dhe mund te perfundoje ne burg.Sigurisht qe munDesia me e mire per te luajtur muzike te viteve 70 -80 ishte jo ne skene pasi atje ishte me e veshtire te pranononin kete perzgjedhje muzikore,por aty ne popull neper dasma dhe sebepe mori rruge ky emer qe dikush na e ngjiti pasi sa kishte nisur te frynte e era e demokracise.E rruga e suksesit te Albertit vazhdon ne fillim te estrada profesioniste e qytetit dhe me vone ne ansamblin Myzeqeja.Jane shume performanca te tij ndaj na duhet te gjitheve te mendojme per sherimin e tij sa e kemi nje mundesi.Kjo histori te shkunde kedo qe e ka njohur sadopak kete artist me vlera te medha qytetare dhe shoqerore.Beje nje donacion ne ndihme te tij dhe do beheni pjese e rikthimit te tij tek klarineta e ftohur tashme ne pritje te Bertit tone te dashur,Kurre nuk eshte vone.

Gezim Muhaj Chicago

Trending