Pr doktor Artan Fuga ka postuar permbledhjen e gjendes qe ai mendon ne raport me ate cka duhet te bejne shqiptaret.Fatalitet dhe dorezim i nje populli ne shtepi te vete.Kjo eshte senteza shkurt e profesorit.Ne po e postojme te plote postimin e tij

“Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit !
——
Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur!”

Trending