
Ata kanë treguar mënyrën se si janë larguar nga shkolla që në moshë të vogël për të ndjekur ëndërrat e tyre.
Më poshtë do të shikoni listën e disa prej të famshmëve të cilët nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme:
Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio la shkollën e mesme për të ndjekur aktrimin. Më vonë ai fitoi Zhvillimin e Përgjithshëm Arsimor, duke korrur kështu sukses të madh gjatë karrierës së tij të aktrimit dhe fitoi një Oskar për punën e tij në filmin The Revenant.
Keanu Reeves
Keanu Reeves u dëbua nga shkolla në moshën 16 vjeçare, pas mosmarrëveshjeve që kishte me stafin. “Ishte moment i tmerrshëm kur mora letrën për t’u larguar nga shkolla”, tha Reeves për DailyMail.
Emma Stone
Emma Stone la shkollën për të ndjekur aktrimin. “Ishte gjë e mirë kur prindërit ranë dakord për këtë”- është shprehur Emma për THR, duke vazhduar më tej se të gjithë duhet të kryejnë shkollën dhe të diplomohem.
Johnny Depp
Johnny Depp la shkollën e mesme për t’u bërë një yll roku në moshën 15 vjeçare.
Kate Winslet
Kate Winslet zbuloi se ajo kishte braktisur shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një ushqimore për të financuar udhëtimet e saj me tren për audicionet në Londër.





You must be logged in to post a comment.